Ligji për formimin e Ushtrisë paraqitet në Kuvendin e Kosovës

Kosovë&Rajon

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, do ta procedojë në Kuvend projektligjin për FSK-në.

Kryetari i këtij komisioni, Daut Haradinaj ka thënë se Kryesia e Kuvendit e ka dërguar këtë projektligj në Komision, por pa sqaruar se çka duhet të bëhet me të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, do ta procedojë në kuvend projektligjin për FSK-në.

Kryetari i këtij komisioni, Daut Haradinaj ka thënë se Kryesia e Kuvendit e ka dërguar këtë projektligj në Komision, por pa sqaruar se çka duhet të bëhet me të.

Haradinaj po ashtu ka kërkuar nga anëtarët e Komisionit që të marrin një vendim për këtë çështje, duke shtuar se edhe nëse projektligji dërgohet në Kuvend presidenti Hashim Thaçi mund ta tërheqë atë pas leximit të parë.

“Unë jam konsultuar edhe me juristë dhe ekspertë që në rast se presidenti e tërheq projektligjin për FSK-në duhet të ndodhë pas leximit të parë, kjo i bie që ne duhet ta miratojmë, t’ia rekomandojmë kuvendit për miratim, pastaj mund të tërhiqet ose procedohet. Unë teknikisht nuk e refuzoj”, ka thënë Haradinaj.

Edhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi e ka mbështetur procedimin tutje të këtij projektligji, me ç’rast ka shtuar se vetë presidenti nuk ishte i sinqertë me kërkesën e tij.

Po ashtu, Selimi tha se ky projektligj nuk duhet të ndalet nga Komisioni por kjo të dërgohet në Kuvend dhe të vendoset nga vetë deputetët Kuvendit.

Komisioni për Punë të brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së do të mblidhet brenda afatit ligjor për të shqyrtuar atë./Zeri/

ME TE LEXUARAT