Lajmet e këqija për Bayernin nuk kanë fund…

Kliko per me shume info

Klubi bavarez po ballafaqohet me telashe të shumta sa i përket gjendjes fizike të futbollistëve.

Bayern Munich udhëton drejt Leverkusenit, me probleme në fazën e mbrojtjes.

Kliko per me shume info

Skuadra e Carlo Ancelottit do të duhet të luajë pa dy mbrojtësit kryesorë, Jerome Boanteng dhe Matts Hummels që nuk janë të gatshëm për këtë takim. Madje Hummels mbetet në dyshim edhe për sfidën e kthimit në Ligën e Kampionëve përballë Real Madridit.

“Boateng dhe Hummels mungojnë”, ka thënë në konferencën për media Ancelotti. “Jerome ka një problem në muskuj, mirëpo jam optimist se do t’ia dalë të luajë ndaj Realit”.

“Pa këta të dy do të më duhet që ta inkuadroj David Alaban në qendër të mbrojtjes, ndërsa Juan Bernat do të luajë në krahun e majtë”.

“Shpresoj që Hummles të jetë i gatshëm për të luajtur në Madrid”, ka përfunduar italiani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.