Lajm i keq nga parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Sipas meterologeve zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura por me vranësira dhe shira të dobët e lokalë paraqitet moti për zonat malore veriore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme në ultësirën perëndimore ndërsa me vranësira të dendura paraqitet moti për zonat malore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Masat ajrore të paqëndrueshme do të jenë prezent për zonën e Alpeve si edhe Europën qendrore, kjo do të bëjë që vranësirat dhe shirat e dobët e lokalë të jenë dominuese por nuk do të mungojnë gjithashtu kthjellimet e herë pas hershme.

Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të jetë nën domininim e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe temperaturat e larta të jenë prezent

ME TE LEXUARAT