Evakuohen deputetët e përgjakur dhe gazetarët nga Kuvendi i Maqedonisë

Aktualitet

Evakuohen deputetet e gazetaret nga Kuvendi i Maqedonise. Ambasada amerikane përshëndet zgjedhjen e Xhaferit për kryetar të Kuvendit

Ambasada amerikane në Shkup, ka dënuar dhunën e sotme në Parlamentin e Maqedonisë, të përdorur ndaj deputetëve të shumicës dhe gazetarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Fuqishëm e dënojmë dhunën në Parlament. Kjo nuk përputhet me demokracinë dhe nuk është mënyrë e pranueshme për zgjedhjen e ndryshimeve. Të gjitha partitë në mënyrë kritike t’i respektojnë proceset demokratike dhe ligjet dhe të përmbahen nga aksionet e dhunshme”, thuhet mes tjerash në reagimin e ambasadës amerikane në Shkup.

Po ashtu Ambasada amerikane kanë përshëndetur zgjedhjet e Talat Xhaferit kryetar të Kuvendit dhe kanë shprehur gatishmëri për ta mbështetur atë

Reagon edhe Serbia, Vuçiç: Problemet të zgjidhen me dialog. Situata në Maqedoni në shqetëson dhe ne

Arta Grubi: Të gjithë deputetët shqiptarë janë evakuuar dhe janë në gjendje të mirë.

Evakuohet edhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev. Zaev i gjakosur dhe me fashë në kokë ka braktisur godinën e Kuvendit.

ME TE LEXUARAT