Koreja e Veriut paralajmëron SHBA-të: Ju godasim me bomba bërthamore!

Bota

Zv-Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Han Song-ryol ka paralajmëruar SHBA-të se Pheniani do t’i godasë me armë bërthamore nëse Trump sulmon shtetin komunist.

“Armët tona bërthamore na mbrojnë nga rreziku. Ne do të vazhdojmë të kryejmë teste të tjera në baza javore, mujore dhe vjetore.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhe teksa me kalimin e çdo faze, Koreja e Veriut i afrohet të qenit një fuqi e mirëfilltë bërthamore, SHBA-ja duket e vendosur për të mos e lejuar këtë.

I pyetur nga”BBC” se cili do të ishte mesazhi i tij për Donald Trump, Song-ryol tha: “Do t’i thosha se nëse shkel integritetin tonë territorial do të provokonte një reagim të menjëhershëm. Nëse SHBA po planifikon një sulm ushtarak kundër nesh, ne do të reagojmë me sulm bërthamor.”

Një ditë më parë, nënpresidenti amerikan, Mike Pence, deklaroi se “koha e durimit strategjik” ndaj Koresë së Veriut “ka marrë fund”.

SHBA ka dërguar drejt gadishullit korean disa luftanije dhe një aeroplanmbajtëse për të rritur presionin mbi Phenianin për të hequr dorë nga testet raketore dhe bërthamore.

ME TE LEXUARAT