Këto ilaçe që shpesh i përdorni, shkaktojnë kancer të zorrëve!

Soft

Lista e rreziqeve të antibiotikëve vazhdon të rritet edhe më shumë.Sipas një grupi studiuesish të Harvardit, antibiotikët mund të shkaktojnë kancer të zorrëve.

Duke përdorur sa më shumë antibiotikë, ne vrasim bakteret e mira në zorrë, çka e bën edhe më të vështirë luftën me infeksionet në të ardhmen, duke bërë që sistemi imunitar të krijojë rezistencë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Studimi më i fundit tregon se për shkak të ndryshimeve në bakteret e zorrëve për shkak të antibiotikëve, edhe rreziqet për kancerin rriten vazhdimisht.Studiuesit përdorën të dhëna nga mbi 16 000 gra të moshës 60 vjeçe e më shumë.

Gratë që përdorën antibiotikë për 2 muaj ose edhe më shumë kohë, kishin rrezik më të madh për rritjen e sëmundjeve kancerogjene në zorrë.

Më konkretisht, ato që përdorën barna për të paktën 2 muaj ishin 30% të rrezikuara nga kanceri, ndërsa ato që që përdorën antiobiotikë për një periudhë më afatgjatë ishin 70% të rrezikuara nga kanceri i zorrëve.

ME TE LEXUARAT