Kërcënon hapur Ramën, Meta: Ishim në opozitë edhe…

Politikë

Ditën e sotme, kreu i LSI-së Ilir Meta i bëri sërish thirrje për dialog mes palëve politike me qëllim që të mbahen zgjedhjet dhe ato të jenë të drejta, demokratike dhe me standarte.

Nga Komiteti Drejtues i Parisë Meta deklaroi se LSI është gati të “sakrifikohet” që këto zgjedhje të mbahen ashtu siç pritet nga ndërkombëtarët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nëse ikën Meta e ministrat, LSI nuk ka asnjë rrjedhje vote, patëm ndonjë humbje në 2013 që ikëm nga PD? Dolëm në opozitë edhe pse në kushte të vështira, u hoqën shumë njerëz nga puna e me radhë.

Pas kësaj mbledhjeje, ne të bisedojmë me Ramën për këtë situatë dhe si ne të marrim të gjitha përgjegjësitë që vendi të shkojë në zgjedhje të lira e ta mbyllim këtë histori, kush e nisi e si e nisi, se e vërteta është që filloi në Libofshë atëherë, në ‘94, aty u përdor për herë të parë forca e shtetit për të trysnuar mbi njerëzit, për të bërë presion për votat dhe në atë kohë president ishte Berisha.

Të qëndrojmë larg nga kërcënimet, të krijojmë vullnet për zgjedhe të lira dhe të ndershme, dëmtimi i tyre dëmton të gjitha reformat dhe do bëhemi të bezdisshëm për komunitetin evropian. Do kërcënonim rolin tonë si faktor stabiliteti në rajon, nëse dëmtojmë demokracinë e vendit.

PDIU është e para që ka marrë një nismë ne gadishmëri maksimale, shpresojmë që edhe aktorë të tjerë më të rëndësishëm në këtë situatë të gjykojnë me qetësi, kohë për dashuri do ketë më vonë, në mënyrë që ta mbyllim këtë historinë e zgjedhjeve. Të kemi qeveri legjitime, president legjitim”,- tha ai ndër të tjera.

ME TE LEXUARAT