Kandidati për President, gjysëm i zhveshur në revistën e homoseksualëve
Një fotomomantazh i kandidatit favorit për zgjedhjet Presidenciale në Francë, Emmanuel Macron, ka ngjallur edhe një herë polemika rreth tij.
Fotomontazhi e shfaq Macron gjysëm të zhveshur në kopertinën e revistës së LGBT, “Garcon Magazine”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Fotoja vjen në një moment vendimtar të fushatës presidenciale dhe mbështetësit e kandidatit të “En Marche” janë të shqetësuar për rikthimin e lajmeve të rreme lidhur me dyshimet për homoseksualitetin e tij.
Edhe pse është e pamundur të mos vihet re se ajo është një fotomontazh, titulli që shoqëron imazhin “Coming Out” ka të ngjarë të mashtrojë dikë.
Më 7 shkurt, Macron mohoi publikisht thashethemet për një marrëdhënie me Presidentin e Radio Francës, Mathieu Gallet.