Kamerat kapin hajdutin në urbanin e Tiranës, ja çfarë tentojë të bëj më pas ai

Kliko per me shume info

Në urbanin e linjës së Kinostudios në Tiranë kamerat kanë filmuar një hajdut që grabiti një grua në moshë. Më pas, burri ka tentuar të hidhet nga dritarja e sipërme e automjetit.
Një qytetar ka treguar pranë JOQ rrjedhën e ngjarjes në urbanin e Kinostudios:
“Në autobusin e Kinostudios tek stacioni i 21 Dhjetorit një burrë vodhi portofolin dhe më e forta ishte që bërtiste me të madhe dhe thoshte “Hapeni derën se iku hajduti, hapeni!” dhe tentonte të dilte nga dritarja.
Shoferi mbylli dyert dhe në vendngjarje erdhi Policia pas disa minutash ku edhe e arrestuan. Në videot e mëposhtme shihet qartë edhe fytyra e tij, kështu që mund ta identifikoni dhe të ruheni prej tij nëse e shihni në urban.
Un e di që ai nuk është asgjë në krahasim me hajdutët që rrinë në karriget e udhëheqësve, por për një qytetar është shumë edhe humbja e portofolit”, përfundoi qytetari.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here