Juventus dhe Monaco në gjysmëfinale

Sport

Juventusi dhe Monaco janë dy skuadrat tjera që i bashkohen dy skuadrave madrilene, Real dhe Atletico në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Juventusi i rezistoi presionit të Barçës në "Nou Camp", duke e ruajtur portën e Buffonit të paprekur dhe kësisoj u kaulifikua tutje në saje të fitores me rezultat bindës në ndeshjen e parë, 3:0.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, Monaco pas fitores në Dortmund, 3:2, iu gëzua fitores edhe para tifozëve të vet ndaj Borussias, me shifrat 3:1.

Golat për skuadrën franceze i shënuan Mbappe Lottin (3'), Radamel Falcao (17') dhe Germain (81'), derisa golin e vetëm për gjermanët e shënoi Marco Reus (48').

ME TE LEXUARAT