Vrasja e pronarit të marketit, flet për herë të parë Jurgen Kurti

Aktualitet

Jurgen Kurti, i akuzuar për vrasjen e pronarit të marketit në Durrës, gjithashtu i arrestuar para një viti për vrasjen e babait të tij, flet për herë të parë për akuzat e ngritura nga Vjollca Arapi.

I kontaktuar nga stafi i emisionit “Me Zemër të Hapur” në Neës 24, Jurgen Kurti refuzon përballjen me zonjën Vjollca, por i kërkon ndjesë për gjithçka ka ndodhur.

“Kërkoj ndjesë për mungesën ndjesën time përcilljani ju zonjës Vjollca. Hetimi po vazhdon, detyrën për ta zbardhur fatkeqësinë ia lëmë në dorë drejtësisë”,- thotë Kurti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I menjëhershëm ka qënë reagimi në studio i Vjollcës, e cila e fton të shkojë të paraqitet në polici.

“Gimin ma ke vrarë ti Jurgen. Mos u shfajëso me kamera, me këto deklarata. Ti ma vrave, e tregojnë kamerat. Pse nuk more policinë Jurgen, kur Gimi ishte në tokë? Pse nuk e more të thoshe po vdes një njeri këtu? Por more makinën e ike…”,- flet e revoltuar bashkëshortja e ponarit të vrarë.

PSE VDIQ PRONARI I MARKETIT

Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët.

Pavarësisht se në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë dhe fillimisht u tha se Arapi ishte qëlluar me thikë dhe kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, policia në njoftimin zyrtar të sotëm, deklaron se 51-vjeçari ka vdekur për shkak të një ataku kardiak.

Ndërkohë policia e Durrësit shfajëson edhe Jurgen Kurtin, dhëndrin e një prej autorëve të dyshuar, pasi sipas policisë ai nuk ka marrë pjesë në rrahjen e viktimës.

Pak minuta pas ngjarjes efektivët e policisë së Durrësit arrestuan autorët e dyshuar, vëllezërve: Kostandin Ekonomi 54 vjeç dhe Kujtim Ekonomi 50 vjeç, banues në Durrës.

Policia deklaron se Jurgen Kurti, u shoqërua mbrëmë në polici. Për sa i përket rolit të tij, policia thotë se viktima ia ka kërkuar paratë për tubin e aspirimit Jurgenit, por më pas kanë ndërhyrë dy vëllezërit Ekonomi, një prej tyre vjehrri i të riut dhe e kanë futur në market ku e kanë rrahur brutalisht sa ka humbur jetën për shkak të problemeve me zemrën. “Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët)”, deklaron zyrtarisht policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 11 prillit, rreth orës 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, në dyqanin ushqimor, në pronësi të Agim Arapit.

ME TE LEXUARAT