Zbulohen detaje të reja për pjesët e iPhone 8

Deri më tani kemi pasur rastin të shohim se telefonat iPhone janë të dizajnuar në Kaliforni, por të prodhuar në Kinë.

Megjithatë, ekrani dhe pjesa kryesore e telefonit të ardhshëm iPhone mund të prodhohen në tërësi në Korenë Jugore.

Kliko per me shume info

The Investor raporton se Samsung Display mund të jetë përgjegjës për kompletimin e ekranit të telefonit të radhës së Apple.

Samsung System LSI, departamenti që prodhon sensorë të kamerave dhe procesorë të aplikacioneve, po ashtu do të prodhojë çipin display.

Pjesë e gjithë kësaj pune do të kenë edhe STEMCO dhe LG Innotek, por edhe tri kompani tjera jugkoreane Interflex, BH dhe Samsung Electro-Mechanics.

Nuk duhet harruar se Samsung Electronics dhe SK Hynix do të porositin çipat e memories, ndërsa LG Innotek do të porosisë modulet e kamerave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.