Haradinaj pritet si hero në Prishtinë: Shqiptarët nuk i nënshtrohen kurrë Serbisë

Kosovë&Rajon

Menjëherë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ai dhe shqiptarët kurrë nuk do t’i nënshtrohen Serbisë.

Haradinaj për mediat ka ripërsëritur se kërkesa e Serbisë për ekstradim të tij ishte kërkesë për luftë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Asnjëherë nuk i nënshtrohemi cilido mekanizëm që burimin e ka në Beograd. Shqiptarët janë në të drejtë dhe jemi të vendosur. do të jemi të vendosur që t’ia tregojmë vendin një armiku si Serbia. Nëse duhet të jemi të sinqertë me veten mjafton ta shohim rastin e Kroacisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Sot Haradinaj u lirua nga gjykata në Strasburg, pas katër muajsh ndalimi në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia dhjetë vjet më parë.koha

ME TE LEXUARAT