Kurrë nuk do të hani fastfood pasi të shihni këto pamje (Foto)

Soft

Mungesa e higjenës shpesh herë anashkalohet tek fastfood-et, dhe shumë nga klientët nuk e vejnë re, pork jo foto do të na hapë sytë.

Ndërsa disa ditë më parë një qytetar gjeti një gozhdë brenda në byrek, sot të tjera pamje vijnë nga zona e Institutit në Kamëz.

Bëhet fjalë për dy të rinj të cilët kanë dalë nga shtëpia pak më parë dhe i janë drejtuar një fast foodi për të marrë diçka shpejt e shpejt. Ndërsa kanë nisur të konsumojnë ushqimin, njëri prej tyre, i cili kishte porositur një sanduiç, është hasur me diçka që i ka kthyer stomakun përmbys.

Bëhet fjalë për një mizë që ndoshta është skuqur me vajin e patateve a një Zot e di se si ka përfunduar aty. Normalisht që e ka hedhur menjëherë në kosh ushqimin, por halli është se nuk ka se ku të ankohet. Edhe në rast se helmohet, askush nuk e dëmshpërblen, pavarësisht se situata e ka një shkaktar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT