Grupi i PS pranon unanimisht "Metën President", Rama: Asnjë të mos mungojë

Aktualitet

Ka përfunduar pak caste më parë mbledhja e grupit parlamentar të PS në lidhje me zgjedhjen e presidentit.

Kjo mbledhje ishte thirrur nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i grupit të PS, Gramoz Ruci pas mbledhjes së kryesisë së PS pasditen e djeshme.

Mësohet se në mbledhjen me deputetët, është prezantuar vendimii kryesisë së PS për pranimin e kandidaturës së Ilir Metës për president të republikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama në mbledhjen e sotme mësohet ti ketë porositur deputetët që të mos mungojë asnjëri në seancën e sotme ku do të zhvillohet raundi i radhës.

Po ashtu në unanimitet mësohet se është pranuar që kandidatura e Metës për president të votohet nga PS në bllok në seancën e sotme.

Ditën e sotme në orën 17:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë për raundin e katërt të zgjedhjes së Presidentit pas dështimit të 3 raundeve rradhazi dhe pritet të zgjidhet Presidenti i Republikës, pasi tashmë ka një emër për të cilin edhe PS ka dhënë konsensusin.

ME TE LEXUARAT