Kryente grabitje akrobatike, arrestohet "skifteri" shqiptar në Itali

Aktualitet

Policia italiane ka vendosur ne pranga një 36-vjeçar shqiptari cili  u kap në flagrancë duke vjedhur. I dyshuari Erjon Hoxhaj, pa një banesë fikse në Savona të Italisë, prej kohësh hynte në shtëpitë e italianëve për të vjedhur.

Policia ka njoftuar se ndalimi i shqiptarit erdhi mesnatën e sotme kur Hoxhaj karabinierët e surprizuan atë në ballkonin e një banese private në rrugën “Garroni”, shkruan "IVG". 36-vjeçari hipi në katin e dytë duke përdorur tubin e gazit, që shkonte deri në tarracën e shtëpisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Karabinierët zbritën menjëherë shqiptarin dhe i vunë atij prangat. Kjo nuk ishte hera e parë që shqiptari përdorte metoda akrobatike për të hyrë në shtëpitë e banorëve të zonës, madje duke kaluar edhe mure të larta.

ME TE LEXUARAT