Vendimi/ Ja kur hyn në fuqi amnistia e faljes së taksave për makinat

Kliko per me shume info

Ligji për faljen e detyrimeve fiskale dhe shuarjen e detyrimeve për mjetet që çregjistrohen, i miratuar nga Kuvendi është publikuar të premten në fletoren zyrtare, për të hyrë në fuqi pas 15 ditësh. Ligji i ri parashikon faljen e plotë të taksave dhe të gjobave për makinat që prej vitit 2011 të cilat çregjistrohen, duke dalë nga qarkullimi.
Ndërkohë që kush dëshiron ta mbajë, do të jetë i detyruar të paguajë taksat e prapambetura, por pa gjobat dhe penalitetet. Kjo shuarje detyrimesh pritet të prekë rreth 140 mijë mjete, shkruan Shqiptarja.com.
Ligji parashikon gjithashtu fshirjen e detyrimet tatimore e doganore përfshirë principalin, kamatëvonesën dhe gjobën, për periudhat përpara Dhjetor 2010, për të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë që kanë detyrime të papaguara.
Po ashtu fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 2011-2014 me kushtin që të shlyhet i plotë tatimi, taksa, tarifa, apo kontributet e papaguara.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here