Fshati në harresë, banorët: Nuk na vinë nuset, e di sa çuna beqarë ka këtu…

Aktualitet
Fshati në harresë, banorët: Nuk na vinë nuset, e di sa

Të lënë në harresë për thuajse çerek shekulli, banorët e fshatit Skilaj kërkojnë t’u rregullohet rruga qe i lidh me aksin nacional. Uji që shkon në shtëpitë e banorëve është i përzierë me ujëra të zeza. Jo më larg se dy muaj më parë 4 fëmijë të këtij fshati u prekën nga hepatiti.

“Duam rrugë të shtruar dhe të sistemuar. Të rishikohen telat e korrentit se janë të kohës së komunizmit”, shprehet një prej banorëve.

“tek shkolla 8-vjecare kur bie shi bashkohen telat, rrezikohen fëmijët nga korrenti”, tregon një banor tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fshatin me 1 mijë banorë nuk kërkojnë vetëm ujë, drita, dhe kanale vaditëse por edhe nuse. Ata thonë se vajzat nuk pranojnë të martohen me djemtë, për shkak të kushteve të këqija në këtë fshat të njësisë administrative Karbunarë në Lushnje,

“Nuk na vinë nuset, e di sa çuna beqarë ka këtu…30”, shprehet një grua.

“Ne paguajmë taksë gjelbërimi, ndriçimi, për plehrat, ndërkohë që këtu s’ka asnjë kusht. Shumica je djemve janë beqarë nën 27 vjeç pa perspektivë, thotë një i ri.

Fshati Skilaj ndodhet 9 km nga qyteti i Lushnjes, por mungesa e rrugëve ka bërë që këtyre banoreve t’u shtohet largësia me qytetin./Top Channel

ME TE LEXUARAT