"Lufta me Korenë", flota amerikane merr një vendim të papritur

Bota

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur fjalimin e fundit të Presidentit Donald Trump se flota amerikane po marshonte drejt gadishullit Korean, pasi u zbulua ajo kishte qënë duke udhëtuar në drejtim të kundërt, mijëra kilometra larg.

Të mërkurën, Sekretari i Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, mohoi pretendimet se Trump kishte mashtruar publikun për vendndodhjen e flotës amerikane, shkruan “Fox News”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo është duke udhëtuar tanimë drejt Paqësor perëndimor, ashtu siç ishte urdhëruar nga presidenti.

Më 11 prill, vetë Spicer konfirmoi se flota në fjalë ishte "nxjerrë në drejtim të Detit të Japonisë dhe po shkonte drejt Koreve" për t'i dhënë presidentit "opsione në rajon".

Por sipas zbulimeve te reja, aeroplanmbajtësja amerikane dhe luftanijet e tjera nuk po lundronin në drejtim të Koresë së Veriut , përkundrazi, po shkonin në drejtim të kundërt me shtetin diktatorial.

Marina amerikane tha më 8 prill se grupi i aeroplanmbajtëses “Carl Vinson” po udhëtonte drejt Gadishullit Korean dhe javën e kaluar presidenti Trump tha se po dërgohej një "Armatë e fuqishme"

Por në të vërtetë, gjatë gjithë kësaj fundjave, flota ishte shumë larg , duke lëvizur nëpër ngushticën Sunda në Oqeanin Indian.

Komanda e Paqësorit të ushtrisë amerikane tha të martën se kishte përfunduar trajnimin e planifikuar paraprakisht me Australinë, jashtë bregdetit veriperëndimor të saj pas largimit Singapori më më 8 prill.

Nuk është e qartë nëse e gjitha kjo ishte një mashtrim i qëllimshëm, i projektuar ndoshta për të frikësuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, një ndryshimi plani, ose keqkuptimi i thjeshtë mes ushtrisë amerikane, sqaron një nga korrespondentët e BBC-së në gadishull.

ME TE LEXUARAT