Makina e Ervin Dalipajt, zbulohet videoja e “testimit’’ në Gjermani, por…

Aktualitet

Në Youtube është publikuar një video ku shihet ‘’suksesi’’ i testimit tq makinës që një ditë më parë u bë shoshë nga plumbat e kallashnikovit në autostradën Tiranë Durrës.

Bëhet fjalë për vetë makinën Audi S8, me targa AA 111OI të Ervin Dalipajt, i cili mbeti i vrarë së bashku me mikun e tij Juxhin Dauti.

Video e publikuar në youtube jep pamje të së njëjtës makinë, e cila testohet për performancën e saj në njërën nga pistat e Gjermanisë. Auti S8 është një makinë e pajisur me motor me 12 pistona (700 kuaj fuqi) dhe ashtu siç e tregon dhe video në fjalë, ka një fuqi shpërthyese të frikshme. Në video makina përballet kokë më kokë me disa tipe të tjera, dhe rezulton fituese në testet e shpejtësisë.

Makina tip Audi S8 me targë AA 111 OI, brenda së cilës u ekzekutuan dje Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit, ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti u bë shoshë nga të paktën 50 plumba kallashnikovi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Video është hedhur dy muaj më parë dhe është e vështirë të dallosh nëse ka qenë vetë Dalipaj ai që po drejtonte mjetin... të njëjtën makinë sportive e lukzose njëkohësisht, ku ai vetë mbetui i vrarë ditën e djeshme.

ME TE LEXUARAT