Zbardhet shkaku i masakrës në Vlorë, dy të plagosurit ishin kamarier e klient në lokal

127
Kliko per me shume info

Mësohen tjera detaje për ngjarjen e rëndë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku si pasojë e një përplasje me armë në lokalin “Fiks Fare” pranë ‘Lungomares’, ka mbetur i vrarë 1 person e janë plagosur 3 të tjerë.

Sipas policisë, objektivi i atentatit ka qenë viktima Ergys Gjioveshaj. Bëhet me dije se një person i armatosur ka qëlluar drejt tavolinës ku ndodhej ky i fundit. Pas hetimeve paraprake, dyshohet se atentati ndaj tij është bërë për hakmarrje.

Kliko per me shume info

Gjioveshaj në vitin 2000 vrau me armë zjarri moshatarin e tij L.Alushi. Në sulmin e mbrëmjes së jeshme në Vlorë, mbetën të plagosur Arta Luka, Florjan Hila dhe Arsonel Llanaj. Në momentin e atentatit në tavolinë me Gjioveshajn ka qenë vetëm Arta Luka.

Shtetasi Arsonel Llanaj punonte si kamerier në lokalin me muzikë live, ndërsa i plagosuri tjetër Florjan Hila ndodhej një tavolinë larg Gjioveshajt. Policia ka shoqëruar 3 persona lidhur me ngjarjen gjatë natës.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here