Enrique: Barcelona është në maksimum

Sport

enriqueLuis Enrique ka mbrojtur punën e bërë nga Zubizarreta, ndonëse ky i fundit u largua nga posti i drejtorit sportiv të Barcelonës.

“Jam shumë i kënaqur me blerjet që kanë bërë drejtuesit këtë sezon. Janë të gjitha afrime të goditura dhe që më kanë ndihmuar për të pasur një ekip me shumë rivalitet”, u shpreh tekniku i katalanasve. Në 20 ndeshjet e fundit, ekipi i tij ka fituar 19 herë, por ka munguar vlerësimi nga opinioni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk pres që të më vlerësojnë, pasi fitoret te Barcelona janë diçka normale. Unë dua që në fund të sezonit të ngremë trofe të rëndësishëm dhe ai është kurorëzimi i punës së madhe që kemi bërë deri tani”, shtoi Luis Enrique. Ndeshja e radhës është kundër Almerias, e cila sapo ka emëruar Serxhi Barjuan në krye të stolit: “Serxhin e kam shumë mik dhe më bëhet qejfi që i kanë besuar një klub të La Ligës.

Nuk pres që të bëjë menjëherë ndryshime në skuadër, pasi ka drejtuar vetëm një seancë stërvitore. Gjithsesi, ka për të na e bërë më të vështirë, pasi është një motivues i shkëlqyer”. Në fund të konferencës për shtyp, ai analizoi situatën e skuadrës: “Nejmarin do ta shikojmë në stërvitjen e fundit, por nuk ka ndonjë gjë shqetësuese. Me Iniestën jam shumë i kënaqur, edhe pse nuk ka dhënë atë që të gjithë presin prej tij. Ka pasur një kontribut të rëndësishëm sa herë që ka luajtur. Dua të theksoj se Barça është atje ku duhet. Në krye të renditjes, në garë për Ligën e Kampioneve dhe në finalen e Kupës së Mbretit. Ky është maksimumi i mundshëm. Thjesht duhet ta finalizojmë me sukses”.

ME TE LEXUARAT