Elvana Gjata dhe Beyonce në të njejtin hotel, ja jeta përrallore që bën në SHBA

Showbiz

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po punon fort për t’u futur në tregun ndërkombëtar në mënyrën më ideale të mundshme. Fotot e reja që artistja ka postuar në profilin e saj në Instagram janë vërtet të admirueshme, ndërsa duket se paralajmërojnë projektin e saj të madh. Sipas burimeve pranë këngëtares, në këtë projekt ndërkombëtar Elvana po bashkëpunon me fotografen e njohur, Sasha Samsonkva.

Pasi e pamë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, Elvanën e shohim gjithnjë e më pranë emrave të njohur të muzikës botërore, që do të thotë se ajo ka nisur bashkëpunimet e duhura. Artistja festoi 30-vjetorin e lindjes, një ditëlindje siç kushdo nga ne do ta dëshironte, duke nisur nga skitë në mal dhe duke u mbyllur me një darkë në një nga holete superluksoze të Parisit, me pamje nga kulla “Eifel”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave, këngëtarja u akomodua në të njëjtin hotel si diva e muzikës pop, Beyonce. Bëhej fjalë për hotelin “Shangri-La Hotel”, ku Elvana dhe Beyonce kishin rezervuar suitën në katin më të lartë të saj, vlera e së cilës shkon 19.000 dollarë nata. Thuhet se këngëtarja ka qënë e shoqëruar nga motra dhe disa miq të saj.

ME TE LEXUARAT