Einxhel Shkira “plas bombën” për shkodranin Bekim Balaj
Einxhel Shkira është një nga vajzat më seksi dhe më të komentuara në showbizin shqiptar. Përsa i përket çështjeve të dashurisë, emri i saj gjithmonë lakohet pranë atij të futbollistit të Kombëtares Bekim Balaj me të cilin thuhet se bukuroshja ka pasur një histori dashurie e që më pas përfundoi dhe ky i fundit u lidh me moderatoren kosovare Elita Rudi.
Por asgjë nuk zgjati edhe me të pasi kjo e fundit sot është në një marrëdhënie të ngrohtë me reperin Gjiko.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Thumb” i Aulonës dhe Fatmës ka qenë prezent në një event ku është pyetur edhe Einxheli lidhur me futbollistët e preferuar. Ngacmuar nga gazetari lidhur me emrin e Bekim Balaj kjo e fundit ka bërë një reagim shumë të çuditshëm.
“Bekim Balaj? Nuk e njoh” ka thënë ajo duke na habitur të gjithëve me këtë përgjigje kaq indiferente. Siç duket raportet e tyre nuk kanë mbetur aspak të mira.