E rëndë në Vjosë/ Shkuan për të hedhur rrjetat, zhduken dy peshkatarët

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në ujërat e lumit Vjosë, ku sipas policisë, dy peshkatarë janë zhdukur. Informacionet e para tregojnë se bëhet fjalë për shtetasit Lorenc Doko 32 vjeç dhe Elson Kerri, 37 vjeç. Këta dy të fundit, kanë dalë mbrëmjen e kaluar për të hedhur rrjetat në grykëderdhjen e Vjosës dhe që prej atij momenti kanë humbur kontaktet me familjarët.

Dy burrat kishin dalë në grykëderdhjen e Vjosës me një varkë të vogël, nga po hidhnin rrjetat për të peshkuar. Peshkatarët e tjerë kanë parë momentin kur ata ranë në ujërat e Vlorës dhe menjëherë sinjalizuan policinë.

ME TE LEXUARAT