E rëndë në Francë, plagosen rëndë dy policë, dyshohet për sulm terrorist

Bota

Në Francë, dy policë janë qëlluar me armë zjarri në ishullin La Reunion, ndërsa personi që ka qëlluar dyshohet se kishte planifikuar një sulm terrorist.

“Këtë mëngjes dy efektivë policie janë plagosur, ndërsa është arrestuar një person i rrezikshëm” tha në një deklaratë zëdhënësi i policisë.

Mediat franceze raportojnë se policia hyri në shtëpinë e një të dyshuari ekstremist, por u përball me 20-vjeçarin, i cili përdori armën e gjahut, duke plagosur dy efektivët.

Një oficer i policisë u qëllua në krah dhe një tjetër në dorë, ndërsa sulmuesi u “neutralizua”, shkruajnë mediat vendase.

ME TE LEXUARAT