Tragjike/ Autobuzi i shkollës përplaset rëndë me një kamion, humbin jetën 18 nxënës

Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku mësohet se të paktën 18 fëmijë dhe dy të rritur kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një autobusi shkolle me një kamion. Sipas të dhënave, autobuzi pasi është përplasur me kamionin ka shpërthyer në flakë, duke i marrë jetën nxënësve të shkollës.

Shërbimet e emergjencës kanë mundësuar të shpëtojnë shtatë fëmijë.

Zyrtarët e arsimit e kanë quajtur ditën e sotme si një “ditë të zezë” për sistemin arsimor.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që u mori jetën 20 personave.

ME TE LEXUARAT