E fundit/ Dërgohen shenjat e gishtave të katër deputetëve në EUROPOL

Aktualitet

Vijojnë hetimet nga prokuroria në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, ndërkohë që ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vladimir Kosta, pasi nuk ka deklaruar një dënim të vitit 200 për armëmbajtje pa leje, Prokuroria ka vijuar edhe tej procesin.

Kështu, në zbatim të dekriminalizimit, Prokuroria i ka dërguar Europolit shenjat e gishtave të ka deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për verifikim.

Bëhet fjalë për deputetin socialist Artan Gaçi, deputetët e PDIU Aqif Rakipi dhe Omer Mamo, si dhe deputetin e pavarur Mhill Fufi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas verifikimit të shenjave të gishtave, priten nga Europoli dhe Interpoli përgjigjet për këta 4 deputetë. Procesi më pas do të vijojë me verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit.

ME TE LEXUARAT