Vrasja e dyfishtë në autostradë, policia: Kemi shoqëruar 12 persona

Aktualitet

Policia e Shtetit ka informuar se në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në autostradën Tiranë – Durrës ku është ekzekutuar Dalip Dollapaj dhe miku i tij Juxhin Dauti janë shoqëruar në komisariat 12 persona, si të dyshuar të implikuar në vrasje.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot, më datë 25.04.2017, ku rreth orës 13:55, në afërsi të vendit të quajtur "Mbikalimi I Sukthit" janë vrarë me armë zjarri, shtetasit E.D. dhe J.D. bëjmë me dije se grupi hetimor vijon hetimet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar 12 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin policor të shpërndarë për mediet.

ME TE LEXUARAT