Kapen 300 kilogramë drogë në Lezhë, një në pranga, dy në kërkim

Aktualitet

Kapet nje sasi droge ne Lezhe. Policia tha se gjate operacionit antidrogë te koduar "Epilog", u sekuestruan 300 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallen 2 të tjerë në kërkim

Burimet zyrtare thane se nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune hetimore disa ditore , u finalizua me sukses operacioni i koduar "Epilog" ku u sekuestruan 300 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë e futur në bidona plastikë dhe thasë e fshehur në banesë në Ishull - Lezhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Pjetër Toni, 58 vjeç, banues në Ishull -Lezhë si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S.P. 46 vjeç , banues në Ishull - Lezhë dhe V.T. 25 vjeç, banues në Ishull -Lezhë", deklaroi policia.

Sipas saj, materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT