Tri arsye pse na dridhen duart

Soft

Shumë prej neve ndoshta ju ndodh që në momente të caktuara t’ju dridhen duart. Ndonjëherë ka ndodhur vetëm një herë por më pas është shpeshtuar, dhe ka ardhur duke u rritur gradualisht.

Dridhja e duarve është më e zakonshme sesa mund ta keni menduar dhe shkaqet e saj janë nga më të ndryshmet.

1. Dridhja e duarve është një ndër shenjat e para të sëmundjes së parkinsonit, që prek 10 milionë njerëz në të gjithë botën. Jo të gjithë njerëzit e prekur nga kjo sëmundje fillojnë të dridhen, megjithatë shumica e tyre në fazat e para të sëmundjes kanë disa lëvizje të pavullnetshme të duarve, këmbëve ose edhe një gishti të vetëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

2. Dridhja e duarve është një nga shenjat e para kur hiqni dorë nga alkooli. Nëse nuk keni qenë të varur nga alkooli, dridhet e durave mund të zgjasin disa ditë. Por, nëse keni pirë shumë dhe për një kohë të gjatë, mund të keni dridhje të duarve për një vit ose më shumë edhe pasi të hiqni dorë nga alkooli apo lëndë të tjerë të dëmshme.

3. Skleroza e shumëfishtë që prek sistemin imunitar, trurin, nervat dhe shtyllën kurrizore, mund të shkaktojë edhe dridhje të duarve ose këmbëve. Skleroza e shumëfishtë mund të shkaktojë lloje të ndryshme të dridhjeve, ku më i zakonshmi është ai i dridhjes së duarve kur i lëvizni.

ME TE LEXUARAT