Detajet/ Kapen me 3 kg drogë, arrestohen 5 të ‘’fortët’’ në Tiranë (Foto)

Kliko per me shume info

Policia e kryeqytetit ka finalizuar operacionin antidrogë “BBM”, duke arrestuar në flagrancë 5 persona. Sipas policisë, nga ky operacion janë sekuestruar 1 kilogram e 24 gram lëndë narkotike e dyshuar si Heroinë si dhe 2 kilogram e 160 gramë Çokollatë e dyshuar Cannabis Sattiva.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit:

Kliko per me shume info

– Fatjon Bahiti, 27 vjeç, banues në Elbasan

– Abdyl Musagaj, 49 vjeç, banues në Elbasan

– Tomorr Shqezi, 53 vjeç, banues në Tiranë

– Ervin Myftiu, 39 vjeç, banues në Tiranë

– Nikolin Merko, 45 vjeç, banues në Tiranë
Policia gjithashtu në njoftimin thekson se gjatë ndërhyrjes kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekie për ti shpëtuar Policisë, duke bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke ecur mbrapsht ku ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Punonjësit e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin, ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij.

‘’Nga veprimet proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë
– 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva
– 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”
– 1 automjet i tipit “Mercedes Benz”
– 12 aparate telefonik’’- sqaron policia.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here