Denoncimi i Bashës: ‘’Prej 3 ditësh një skaf që përdoret për transportim droge ndodhet në Ishëm’’

Politikë

Lulzim Basha ditën e sotme vjen me një tjetër akuzë. Në ditën e 65-të të protestës, para sportistëve të vendit, Basha tha se Edi Rama nuk po i nderon kampionët, pasi sipas tij kryeministri kompleksohet prej tyre se është më afër kriminelëve e mashtruesve.

Ndër të tjera Basha ka denoncuar publikisht se në Ishëm prej 3 ditësh është një skaf me 3 motorë, që përdoret për transportim droge dhe që e zotërojnë Habilajt, të përfolur më herët se kryenin trafik droge me makinën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “Kryeministri nuk e preku skafët e Habilajve, se ata drejtojnë shtetin. E di gjithë Ishmi, por nuk guxon njeri. Çbën ai skaf me tre motor në llucën e Ishmit? I përdorin për drogë”, tha ai.

Po ashtu lideri i PD-së tha se: “Shqipëria është shndërruar në një hambar drogë, dhe janë më të papunë se para 4 vitesh. Punojnë më shumë dhe fitojnë më pak. Ky është komploti ekonomik i drejtuar kundër çdo shqiptari. Humb sipërmarrësi, humb punëdhënësi, i riu, fëmijët e shqiptarëve, të djathtë e të majtë. E vetmja forcë që mund ta shbëjë këtë komplot ekonomik është kjo lëvizje popullore”.

Kryeopozitari gjithashtu tha se Rama po na kthen në kohën e komunizmit duke bërë që përmes tij ta harrojmë historinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në këtë ditë të 65-të na nderojnë kampionë të vërtetë të sportit, se qindra mijëra shqiptarë jeni kampionët e kohës së re që po vjen. E keni pyeter veten se pse kampionët si Bekim Basha kanë ngritur flamurin tonë kombëtar nëpërmjet sakrificës e fitoreje që kanë korrur, nuk marrin asnjë mbështetje. E mbani mend si e keqpërdori kombëtaren e futbollit a thua se ishte ky trajneri, dhe mënjehërë 0 investime për kampionët.

Asnjë fjalë nuk u tha për ta, nga ky që gjatë Euro 2016 bënte si babai e nëna i kombëtares. Prandaj nuk i nderojnë kampionët për shkak të kompleksitetit të tyre. Se më afër tyre kanë kriminelët, mashtruesit, gënjeshtarët, me ata ndihen mirë. Ky është tipari i Republikës së Vjetër, ku më të këqinjtë janë në krye të vendit, ndërsa më të mirët janë kërcënim për ta. Sundimi i të kqinjve e ka tmerr konkurrencën, se konkurrenca shporr mashtruesit dhe nxjerr lart më të mirët. Për 30 vite vite me radhë, 30% e buxhetit të shtetit, shkonte për ndërtim bunkerësh, ndërkohë populli vuante për bukë.

Pse e kujtoj historinë, se ka gjasa që historia të ripërsëritet. Asnjë shoqëri nuk ka ecur me shtet të fortë e individ të përulur. Rama po na kthen kohën e komunizmit. E kemi harruar historinë përmes tij. Pa liri nuk ka ekonomi të fortë, pa një shtet që garanton të drejtat e qytetarëve. Pa liri nuk ka mundësi, nuk ka siguri, prandaj shumë shqiptarë janë larguar në këto 3 vite e gjysëm të Rilindjes së krimit,” tha Basha.

ME TE LEXUARAT