Rrëfimi i Damianos: Si më kapën duke vjedhur në Suedi

Showbiz

Damiano, i cili është në lojë çift me Armelën, i tregon kësaj të fundit për historitë e tij në emigracion.

“Nuk e kisha fare idenë e Europës, vetëm sa kisha mësuar nga gjeografia kur jam nisur në emigrim. Gjithmonë ecja me idenë e hartës së Europës me atë që më kishte mësuar profesori i Gjeografisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga Zvicra në Gjermani kemi shkuar me tren dhe qëndronim në pjesën ku vendoseshin valixhet për të mos prerë biletë. Në Gjermani kemi qëndruar rreth 2 javë, ku ishte një acar i vërtetë. Një shoku im u sëmur dhe u bë keq. Më kërkoi të kthemi, por i thash që për mua kjo ishte një mundësi jete dhe vazhdova”, tregon Damiano.

Ai më pas tregon për vështirësitë e mëdha që ka kaluar në Danimarkë, por edhe në Suedi, ku i është dashur të vjedh sanduiç për t’u ushqyer.

“Në Danimarkë për t’u ushqyer shkoja në supermarket dhe vidhja sanduiçë. Ndërkohë mbaja një çantë shpine me 3-4 palë rroba dhe lahesha në banjot e lokaleve, laja dhe rrobat aty. Pasi kalova në Suedi më kapën duke vjedhur sanduiç. Atëherë isha 17-vjeç dhe më dërgojnë në një shkollë riedukimi, ku mësova dhe gjuhën suedeze dhe nëse e mësoje atë gjatë kohës që qëndroje aty të mbanin dhe nëse jo të kthenin në vendin nga ku kishe ardhur.

Unë arrita ta mësoja dhe më mbajtën në Suedi dhe më siguruan punë dhe shtëpi”, tregon Damiano.

ME TE LEXUARAT