Dafina Zeqiri ka dy fjalë për Elvana Gjatën: Ajo është...

Showbiz

Janë apo jo rivale Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri? Thashethemet për marrëdhëniet e dy vajzave kanë qenë të shumta. Kohë më parë është folur edhe për një konflikt mes tyre.

Megjithatë, Dafina ka sqaruar çdo dyshim dhe ka shpjeguar se cila është në të vërtetë marrëdhënia që ka me Elvana Gjatën dhe çfarë mendimi ka për të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një prononcim për “Lajmi”, Dafina është shprehur, “Unë asnjëherë nuk i kam parë kolegët e mi si konkurrentë dhe nuk kam pasur asnjëherë xhelozi ndaj tyre. Gjithmonë kam menduar se jemi të gjithë të veçantë në mënyra tona, kam kolege që më flasin, por kam edhe kolege që nuk më flasin.

Këto gjëra janë normale në showbiz, por unë jam ‘cool’ me të gjithë dhe iu urojë gjithmonë sukses të gjithëve. Duhet me qenë të lumtur me vetveten dhe punën që bëjmë pastaj me nda këtë dashuri që kemi për muzikën dhe t’i mbështesim të tjerët.

Elvana është artiste e kompletuar dhe i dëshiroj sukses në tregun ndërkombëtar, ashtu siç i kam uruar Rita Orës, Era Istrefit dhe Dua Lipës”.

ME TE LEXUARAT