“Bunkeri” Juventus, 531 minuta pa pësuar gol në Champions

90
Kliko per me shume info

Të kalosh mbrojtjen e Juventusit është një mision i pamundur edhe për një skuadër si Barcelona që ka në arsenalin e saj një bombë sulmi si e famshmja MSN.

Në “Camp Nou”, “Zonja e Vjetër” tregoi të gjitha aftësitë në çaktivizimin e kësaj bombe duke mos e lejuar në asnjë moment që të shënojë në portën e Buffon duke fituar me meritë të plotë kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League.

Kliko per me shume info

Juventus në 10 ndeshje të evenimentit më të rëndësishëm europian ka pësuar vetëm 2 gola, shifra këto që tregojnë edhe njëherë për forcën që ka kjo skuadër në prapavijë. Të vetmit që kanë mundur të mposhtin legjendën Buffon janë Tolisso në Lion-Juventus që u mbyll 1-1 dhe Nico Pareja në Sevilla-Juventus e mbyllur 3-1 për bardhezinjtë.

Në “Camp Nou” sfida mes Barcelonës dhe Juventusit përfundoi 0-0 diçka e rrallë kjo për skuadrën katalanase. Në fakt kjo ishte hera e dytë në këtë sezon që skuadra e Luis Enriques nuk arriti dot të shënojë qoftë edhe 1 gol të vetëm, e para ishte sfida me Malagën në nëntor.

Ndërsa Juventusin ky rezultat e çoi drejt një rekordi me “Zonjën e Vjetër” që nuk pëson gol prej 531 minutash në Champions League, koha më e gjatë me portë të paprekur për të deri në këtë moment.

Në mesditën e së premtes në Nyon do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve nga ku do të dalë edhe rivali i fundit i bardhezinjve në rrugëtimin drejt finales së 3 qershorit në “Millennium Stadium” të Cardiffit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here