Breshëritë në lokalin e natës me muzikë në Vlorë, ja kush janë të plagosurit

67
Kliko per me shume info

Dy persona kanë hyrë në një lokal me muzike live mbrëmjen e së enjtes në Vlorë, duke ekzekutuar 33 – vjeçarin Ergys Gjioveshaj.

Nga plumbat, mbetën të plagosur 3 persona të tjerë. Një prej tyre është një 28 – vjeçar muzikant. Florjan Hilaj mësohet se ndodhej rastësisht në lokal. Ai mori një plumb në pjesën e shpatullës.

Kliko per me shume info

Policia ka thënë se 32 – vjeçari Arsonel Llanaj, punonte si kamarier në lokalin e natës. Ai mori një plumb në artierien kryesore të këmbës dhe ndodhet në Tiranë, për kurim më të specializuar.

E plagosura e tretë nga kjo ngjarje është 26 – vjeçarja Arta Luka, e cila dyshohet se ndodhej në tavolinë me viktimën Gjioveshaj. Ajo mori dy plumba në pjesën e legenit.

Fatmirësisht të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Viktima Ergys Gjioveshaj, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi kishte vuajtur dënimin për një vrasje të kryer në vitin 2001, kur ai ishte vetëm 16 – vjeç, mësohet se ka marrë të paktën 6 plumba.

Autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje kanë qenë të pa maskuar dhe pasi kanë hapur zjarr me breshëri automatiku, janë larguar me shpejtësi duke shfrytëzuar errësirën.

E gjithë kjo ngjarje ndodhi në një lokal ku luanin muzikë live disa këngëtarë, në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Për ngjarjen në fjalë policia ka shoqëruar të paktën 3 persona, ndërsa pista kryesore dyshohet të jetë ajo e hakmarrjes.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here