Ja kush është i arrestuari për bombën në autobusin e Borussia Dortmundit

Kliko per me shume info

Policia gjermane ka arrestuar të premten një qytetar gjermano-rus, nën dyshimin se ka kryer sulmin ndaj ekipit të Borussia Dortmundit të martën e kaluar. Policia ka dyshimet se vendosja e bombës është kryer për motive financiare.
Autobusi i ekipit të Dortmundit ishte në shënjestër të tre bombave pasi u largua nga një hotel për të udhëtuar në Westfalenstadion për ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Monakos. Mbrojtësi Marc Bartra dhe një polic u plagosën nga shpërthimet, ndërsa ndeshja u shty për ditën tjetër.
Hetuesit gjetën një letër në vendin e krimit ku pretendohet se përgjegjësia për sulmin ishin ekstremistët islamikë, por policia gjermane dyshonte mbi vërtetësinë e shënimit.
Policia gjermane konfirmoi të premten në mëngjes se një njësi e policisë ka arrestuar një burrë të quajtur vetëm si Sergej W, në zonën e Tuebingen, 30 km në jug të qytetit të Shtutgartit dhe 450 km në jug të Dortmundit.
Policia thotë se burri ka kryer sulmet për të fituar financiarisht, pasi kishte blerë një numër të madh opsionesh të vendosura për aksionet e Borussia Dortmund, që do të kishte të drejtën të shiste 15,000 aksione me një çmim të paracaktuar dhe se ato të binin ndjeshëm në rast të një sulmi.
“Mund të pritej një rënie e ndjeshme e çmimit të aksioneve nëse një lojtar plagosej rëndë ose mund të vritej si rezultat i një sulmi”, thanë prokurorët.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here