Blushi ironizon Ramën: Qesharak, kryeministrat e botës bien nga “shiu”, ky nga “çadra”

Deputeti Ben Blushi, kryetar i LIBRA-s nuk i kursen ironitë ndaj kryeministrit Edi Rama sa herë i jepet mundësia.

Në një status të shkurtër në ‘Facebook’, Blushi pohon se Rama është qesharak.

Kliko per me shume info

“SI PO IKËN EDI RAMA
Sa qesharak eshte Edi Rama. Gjithë Kryeministrat e botës bien nga shiu, ky bie nga cadra !.”, citohet në mesazhin e Blushit.

LEXO EDHE:  "Edi Rama nuk ia doli këtë herë të joshë Merkelin me sh..."

Dje Blushi në ‘News24’ deklaroi se në rast se fiton deputet në kurriz të dikujt tjetri, do e lërë atë mandat pasi është i pamerituar. Ai tregoi se forcat politike duhet të marrin pjesë në zgjedhje qoftë kjo edhe për të vërtetuar dyshimet e ngritura.

Sipas tij, çdo vendim, duhet marrë pas zgjedhjeve, duke parë cilësinë e tyre. “Ne duhet ti marrim vendimet pas zgjedhjeve. Nuk ka rrugë tjetër. Duhet ti marrim vendimet të nesërmen duke parë cilësinë e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Situata politike në vend, Kryemadhi: Rama shkoi direkt në Turqi pas kapjes së Baronit të drogës

Duhet të shkojmë në zgjedhje për të luftuar secili për bindjet e veta. Nëse unë dal me 50 deputetë në kurriz të dikujt tjetër do i lë ato deputetë se janë të pamerituar. Nuk dua asnjë votë që nuk më takon”-tha Blushi.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here