Blushi: Çadra e PD arriti një sukses, futi në krizë PS-LSI

Politikë

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka deklaruar nga studio e emisionit “Opinion”, se çadra e Partisë Demokratike ka arritur një sukses të madh dhe ai është futja në krizë e koalicionit mes PS dhe LSI.

Gjithashtu Blushi u shpreh se Rama dhe Meta janë duke bërë lojë, përsa i përket zgjedhjes së Presidentit dhe se ata nuk duan të fitojnë kohë, pasi Presidentit është pjesë e kontratës së tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se përse nuk po zgjidhet me konsensus presidenti, ju aludoni që po fitojnë kohë, Blushi tha: Nuk kam thënë që po kërkojnë të fitojnë kohë, siç thonë në fakt për të sjellë PD në tavolinë, por për të ulur njëri tjetrin në tavolinë.

Është një lojë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Ata nuk e zgjedhin Presidetin se e kanë pjesë të kontratës. Pse nuk u regjistruan në zgjedhje? Mendon se nuk u regjistruan dy palët e koalicionit të tyre, pse i vjen keq për PD, kjo e fundit nuk u regjistrua as para një jave.

PD është në ccadër dhe nuk ka lidhje me këtë histori. Nëse çadra ka një sukses ai është se ka futur në krizë PS dhe LSI.

Edi Rama me Ilir Metën nuk po merren vesh, për të dalë bashkë, pasi Meta është i frikësuar të hyjë me Ramën në zgjedhje. Ata kanë marrëveshje, por nëse PD nuk hyn në zgjedhje sikurse thotë, do të thotë që në parlamentin e ardhshëm, për shkak se mungon një parti historike si PD, Rilindja mbetet parti e parë, Meta frikësohet se në një parlament me 140 vende mund të jetë i panevojshme edhe sikur të ketë 50 deputetë.

Sepse pala që mbetet mund ta bëjë qeverinë pa Ilir Metën. Kjo është arsyeja pse po e mban këtë kontratë të varur, pra kjo kontratë nuk po nënshkruhet dhe ka gjasa që të mos nënshkruhet nëse PD nuk hyn në zgjedhje. Kjo është arsyeja që Meta ka një qëndrim.

ME TE LEXUARAT