Kjo është "bisha" nënujore e Britanisë, më e madhja në botë...

Teknologji

Britania e Madhe ka prezantuar nëndetësen e saj më të re bërthamore në portin e Kambrias, ku do të nisë udhëtimin e saj të parë në det. Ajo është një prej nëndetëseve më të mëdha të prodhuar në vend, e cila ka një peshë prej 7400 ton dhe kosto prodhimi 1 miliard Paund.

HMS Audacious peshon 7400 ton. Nëndetësja funksionon me energji bërthamore dhe në bord mban raketa Tomahok, në gjendje të godasin me përpikëri objektiva të ndodhura mbi 1 mijë kilometra larg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fuqitë e mëdha ushtarake të botës janë përfshirë së fundi në një garë të ethshme armatimesh. Vetëm pak ditë më parë Kina prezantoi aeroplanmbajtësen më të madhe të prodhuar ndonjëherë në vend.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes duhen 10 vjet për ndërtimin e nëndetëseve të tilla.

ME TE LEXUARAT