Berisha denoncon trenin me plehra në Durrës, reagon Drejtoria e Doganave: Ja e vërteta

69
Kliko per me shume info

Reagon Drejtoria e Përgjithshme e Doganave pas një denoncimi të bërë nga Sali Berisha, se “një tren i mbushur me plehra të importuara po largohet nga porti i Durrësit”. Teksa publikon një video, Berisha shkruan se “Ligji per importin e plehrave është rrëzuar nga Presidenti i Republikës, por për kryekumbarën e qeverisë shqiptare ligji i tij është plehu dhe xhepi”.

Përmes një reagimi për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon se “treni që shfaqet në video transporton skrap (hekuri dhe celiku) për llogari të kompanisë ‘Kurum sh.a.’, importon konform ligjit prej më shumë se 10 vitesh skrap nga vende të ndryshme të botës, që përdoret si lëndë e parë për furrnaltën”.
“Kompania ka zgjedhur transportin hekurudhor nga Durrësi në drejtim të ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan”, thuhet në njoftimin e DPD.
Në bazë të VKM ‘Për kriteret, në bazë të të cilave përcaktohet kur disa tipa të metalit skrap pushojnë së qeni mbetje’, lejohet importi i skrapit të hekurit, çelikut dhe aluminit, kur është i shoqëruar me: Çertifikatë të Kontrollit të Radioaktivitetit nga Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Çertifikatë të Kontrollit të Radioaktivitetit nga vendi i origjinës, Deklaratë Konformiteti nga vendi i origjinës, Certifikatë e Cilësisë nga vendi i origjinës, skrapi nuk është i klasifikuar si mbetje.
DPD bën të ditur se, ngarkesa e skrapit në fjalë është e shoqëruar me Çertifikatë nga Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Shërbimi i Kontrollit të Radioaktivitetit, me Nr. 000462.
“Aktualisht në Portin e Durresit po përpunohen edhe 2 anije me të njëjtën natyrë malli, për të cilat mund të përdoret sërish transporti hekurudhor, në varësi të vlerësimit të vetë kompanisë”, citon njoftimi i DPD-së.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here