Zhgënjen Bayern Munich, mposhtet nga Cristiano Ronaldo

Sport

Finalja e parakohshme e Champions League, Bayern Munich-Real Madrid ka sjellë ashtu siç pritej spektakël në fushë, gola, kartona e përmbysje.

Por ashtu si çdo finale ka pasur shumë të papritura dhe ajo që nuk pritej ndodhi. Real Madrid ka përmbysur rezultatin në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të 25’Arturo Vidal kaloi në avantazh vendasit, por Cristiano Ronaldo tregoi edhe njëherë përse vlerësohet si lojtari më i mirë në botë, duek përmbysur rezulëtatin në 1-2 në harkun e 30 minutave të pjesës së dytë.

Goli i barazimit ka ardhur pak pas startimit të pjesës së dytë, duek risjellë kështu edhe balanncat në fushë.

Por balancat u prishën në të 61, kur Martinez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë kështu me 10 lojtarë gjermanët. Të favorizuar nga dalja e Martinez me të kuqe, spanjollët janë hedhur në sulm në kërkim të golit të fitores, gol i cili ka ardhur në të 77.

ME TE LEXUARAT