Çfarë nuk u pa në TV? Basha kalon te selia e PS dhe…(VIDEO)

Aktualitet
Çfarë nuk u pa në TV? Basha kalon te selia e PS

Ndërsa protesta 60 minutëshe e opozitës ishte paqësore, ndonëse u bllokuan 5 rrethrrotullimet kryesore të Shqipërisë, përfshi këtu dhe sheshin “Shqiponja” dhe rrethrrotullimin tek Teknologjikja në Tiranë, duke iu lënë mundësi kalimi vetëm ambulancave, GSH ka publikuar një video përmbledhëse të të gjitha lëvizjeve të kryedemokratit Lulzim Basha.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mbërriti rreth orës 11:00 në sheshin Shqiponja, ku iu bashkua protestuesve, duke qëndruar këmbëkryq me ta, për të përshkuar në këmbë shumë akse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një moment që nuk është parë në TV, ai kalon edhe para selisë së Partisë Socialiste. Protestuesit që e shoqërojnë dëgjohen teksa brohorasin “Ik, ik” dhe “poshtë kriminelët”, ndërkohë që një dron po filmonte protestën.

ME TE LEXUARAT