Akuza e rëndë e Bashës: Ja kryebashkiaku socialist i përfshirë në trafik droge

0
14
Kliko per me shume info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi sot kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini se është i përfshirë në trafik droge.

Në daljen publike nga ‘çadra e protestës’, Basha tha se u kapën 8 ton drogë, që ishin nën ngarkesën e Sejdinit. Ai shkoi më tej me akuzat, duke shtuar se kryetari socialist ka një agjenci trafiku.

“U kapën 8 ton drogë nën ngarkesën e Qazim Sejdinit. Të gjithë e dinë si e mori pushtetin ai me bandat e drogës në Shqipëri e deri në Angli. Ai është i përfshirë në trafik droge dhe ka një agjenci trafiku”, pohoi Basha.

Ndër të tjera Basha ngriti shqetësimin e fenomenit të drogës në vend. “Këto janë arsyet që na çuan në vendimin se nuk do të këtë zgjedhje me Ramën kryeministër. Fakte të tilla ka përditë. Droga është jo vetëm përgjegjësi politike por është projekti politik i tij. Si shpjegohet që as ministri i drogës që hoqi apo tjetrin që vuri nuk zbarojnë procedurat e sekuestrimit të drogës 2.5 milionë rrënje të shkatërruara.

Ku janë procesverbalet? Kjo është industria shtetërore e drogës. Ja tha edhe Prokurori i Përgjithshëm. Prokurorët nuk marrin pjese në asgjësimin e drogës, si e kërkon ligji. Ai nuk e asgjëson por e shet drogën sepse ajo ka vetëm një pronar: Edi Ramen”, theksoi Basha.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here