Basha thirrje Ramës: Tërhiqu, ose në 19 qershor nuk njohim Kushtetutën

Politikë

Kryetari PD, Lulzim Basha me tone tejet të ashpra i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama qe të tërhiqet nga plan ii tij për të asgjesuar pluralizmin, pasi nëse ndodh ndryshe në 19 qershor askush nuk do t’i bindet më Kushtetutës dhe askush nuk do të paguajë taksa.

"Nëse republika e vjetër nuk tërhiqet nga plani dhe projekti për të asgjesuar pluralizimin, për ta zëvendësuar atë me pluralizmin fasadë dhe për të vazhduar demokracinë fasadë, nëse kjo nuk ndodh në 18 qershor në mesnatë, Kushtetuta dhe ligjet e republikës së vjetër, për republikën e re do të jenë të pavlefshme, nul. Më 19 qershor asnjë qytetar i lirë shqiptar që e ndjen veten pjesë të republikës së re nuk duhet të paguajë asnjë taksë të republikës së vjetër dhe nuk do ti bindet asnjë ligji të republikës së vjetër", tha Basha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i PD, nga çadra e protestës denoncoi se mbrëmjen e djeshme, një kryetari partie të opozitës i janë ofruar 500 mijë euro për të hyrë në zgjidhje.

"Ju duhet ta dini se republika e vjetër, dje gjatë gjithë ditës dhe në orët e vona të natës ofroi shumë të majme partive politike opozitare me qëllim regjistrimin e tyre në thyerje të vendimit të koalicionit opozitar.

500 mijë euro iu ofruar vetëm një kryetari partie për tu shkëputur nga opozita dhe nga ky vendim popullor, dhe për tiu bashkua pazarit të ndyrë. Qindra mijëra euro iu ofruan kandidatëve të tjerë. Ata thanë jo, askush nuk e mori lugën e çorbës së prishur të Ramës e Metës me shokë. Arsyeja kryesore që ata dhanë para sekserve të ndeyrë: Këto para nuk janë tuajat, por të shqiptarëve të papunë", theksoi Basha.

ME TE LEXUARAT