Basha del me një tezë të re politike: Qeveri teknike dhe zgjedhje e presidentit nga populli

Kliko per me shume info

“Presidentin t`ia kthejmë popullit. Presidenti nuk është as i Ilir Metës, as i Ramës as i Bashës,por i popoullit”.
Kështu është shprehur kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e radhës në cadrën e protestës së PD në bulevard.

Ai komentoi deklaratat e kryeministrit Rama në lidhje me zgjedhjen e presidentit duke thënë: nëse i kanë votat, ta zgjedhin, oferta jonë është që të ndryshojmë Kushtetutën dhe presidenti të zgjidhet nga populli.

Kliko per me shume info

Basha korrektoi edhe deklaratën e tij të djeshme duke thënë se nuk ka pse të pritet vetingu pas zgjedhjeve.
“Vettingu bëhet para zgjedhjeve, pasi të arrijmë konsensusin për qeverinë e re që do të garantojë zgjedhjet”, theksoi më tej Basha në fjalën e tij.
Ai akuzoi se disa media kanë deformuar informacionet që transmetojnë në favor të qeverisë.

“Zgjedhje më 18 qershor nuk do të ketë, ose do të arrihet dialog dhe konsesus ose populli do ta marrë në dorë këtë situatë”, theksoi Basha.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here