Basha nuk ndalet, prokuroria e Krimeve të Rënda të arrestojë Sajmir Tahirin dhe Ramën

Politikë

Lulzim Basha ka bërë një kërkesë absurde ditën e sotme. Drejtuar prokurorit të Krimeve të Rënda, kreu i PD kërkon arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe kreut të qeverisë, Edi Ramës.

Duke folur ditën e sotme në çadrën e PD-së, para kryeministrisë, Basha ka përgëzuar Prokurorin e Krimeve të Rënda, për arrestimin e 18 personave për 12 ton drogë që u lejuan të kalonin për në Itali.

Por nga ana tjetër, lideri i opozitës ka kërkuar që ky hetim të çohet deri në fund, dhe të mos arrestohen vetëm ushtarët por edhe Rama dhe Tahiri.

“Ky është momenti të përgëzoj Prokurorinë e Krimeve të Rëndë për arrestimin 18 personave në Policinë e Shtetit dhe në doga. Drogën e bën shtetit i krimit. Këtë 18 janë ushtarët. Niseni me arrestimin e Saimir Tahrit, dhe deri te kryebanditi.”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT