Barcelona "tërmet" 7-ballësh ndaj Osasunas

Sport

Barcelona pas fitores së madhe kundër Real Madridit, sonte e ka demoluar Osasunan, duke e mposhtur bindshëm prej 7-1, takim ky i zhvilluar në ‘Camp Nou’ në kuadër të La Ligës.

Kampionët në fuqi kanë bërë një super ndeshje në duel me Osasunan, duke qenë ekip dominues gjatë terë ndeshjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lionel Messi (12’, 61’), Gomes (30’ e 57’), e Alcacer (54’, 84’) shënuan nga dy gola, derisa Mascherano (64’) shënoi nga një gol për fitoren e Barcelonës, kurse, golin e vetëm për mysafirët e realizoi Torres (48’).

Pas kësaj fitore, Barcelona kryeson tabelën me 78 pikë, tri më shumë së Real Madridi që sonte me Deportivo La Coruna, kurse, Osasuna është e fundit me vetëm 18 pikë.

ME TE LEXUARAT