Autori i sulmit Paris njihej nga policia, ISIS: Ne e organizuam aktin terrorist

58
Kliko per me shume info

Autori që sulmoi mbrëmjen e së enjtes në Paris ka qenë një emër i njohur për autoritetet, pasi është marrë njëherë në pyetje për shkak të dyshimeve për terrorizëm, por është lënë më pas i lirë për mungesë provash. Zyrtarët thanë se bëhet fjalë për një 39-vjeçarin, Karim Cheurfi, i dënuar me 20 vjet burg pas tentativës për të vrarë një polic në vitin 2001. Nga ana tjetër, ISIS mori përsipër sulmin, duke thënë agresori është një shtetas belg i quajtur Abu Jozif, por për të vërtetuar këtë skenar do të duhet të pritet deri në një tjetër komunikatë të prokurorisë franceze.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Pas sulmit një natë më parë në Champs Elysee të Parisit, zyrtarët kanë zbuluar se agresori ka qënë dikur në radarin e autoriteteve për shkak të dyshimeve për terrorizëm.
Prokuroria njoftoi se sulmuesi që u qëllua për vdekje është 39-vjeçari Karim Cheurfi për të cilin po hetohet ende.
Në të shkuarën, ai është marrë njëherë në pyetje për shkak të informacioneve se kishte kërkuar vazhdimisht të blinte armë për të vrarë policë.
Mungesa e provave i detyroi prokurorët e anti-terrorit ta linin të lirë 39-vjeçarin. Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm tre ditë nga mbajtja e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, ndaj autoritetet pritet të forcojnë ndjeshëm masat e sigurisë për të bërë të mundur mbarëvajtjen e këtij proçesi.

Diten e sotme Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin duke deklaruar se agresori ishte një ushtar i tyre ndërsa thanë se bëhet fjalë për një shtetas belg të quajtur Abu Jozif.

Dyshimet më të mëdha janë se bëhet fjalë për një rast të pastër sulmi terrorist, e megjithatë, për të patur një pasqyrim përfundimtar të asaj çfarë ka ndodhur do të duhet të pritet deri në përfundimin e proçesit të hetimeve që u hap menjëherë nga prokurorët francezë.
Në tre vitet e fundit, Franca ka qënë një prej vendeve më të goditura nga ekstremizmi, ndërsa mund të përmenden sulmet tronditëse të Parisit dhe të Nices.
Në sulmin e së enjtes, agresori vrau një polic dhe plagosi dy të tjerë përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat e sigurisë. E plagosur mbeti dhe një turiste.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here